E FUNDIT: Barcelona drejt Gjermanisë, Valverde vendos për Messin

16 Shtator 2019
14:28
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të luajtur kundër Dortmundit për Champions League dhe trajneri Ernesto Valvderde ka përfshirë dhe Lionel Messin. 

Argjentinasi e ka kaluar dëmtimin dhe do të ndihmojë skuadrën që të marrë pikët e para në Champions. Ai nuk ka luajtur ende në sezonin e ri për shkak të dëmtimit që kishte, ndërsa minutat e para mund t’i marrë në Gjermani. 

Mungesa e tij është ndjerë shumë te Barcelona, pasi ekipi ka çaluar dhe në lojë në javët e para të kampionatit. Messi mund ta nisë nga stoli me teknikun Valverde që nuk do të rrezikojë shumë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit