E FUNDIT: Barcelona konfirmon, Griezmann merr lajmin e keq

12 Korrik 2020
12:14
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka konfirmuar lajmin e keq se Antonie Griezmann është dëmtuar. Sulmuesi francez luajti si titullar në fitoren e Barcelonës kundër Valladolid me rezultatin 0-1. Lojtari i shumë kritikuar pati një problem muskulor.

Stafi mjekësor i Barçës ka kryer analizat për lojtarin dhe ka kuptuar se ka një problem në këmbën e tij të djathtë. “Testet e kryera këtë mëngjes kanë treguar se Antonie Griezmann ka një problem në muskujt e këmbës së tij të djathtë.

“Gjendja e tij duhet parë në vazhdimësi”, – shkruan klubi katalanas. Francezi nga krahu tjetër po mendon dhe për merkaton e verës. Ai mund të largohet, pasi ka patur një sezon të vështirë dhe me shumë përplasje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit