E fundit!!! Bayern e shkarkoi gjatë natës, Nagelsmann gati të marrë drejtimin e ekipit londinez

24 Mars 2023
11:49
Telesport
back button

E vetmja gjë e sigurtë për momentin është se Julian Nageslmann nuk është më trajneri i Bayern Mynih. Në vendin e tij pritet të emërohet brenda pak orësh Thomas Tuchel. Por cili do të jetë fati i ish-trajnerit të Bayern?

Sipas mediave angleze, Nagelsmann nuk do të mbetet gjatë i papunë. Madje pas 10 ditësh ai mund të jetë sërish në drejtimin e një skuadre tjetër të madhe: Tottenham. Sipas “London Football”, Nagelsmann është zgjedhur nga Tottenham si pasardhësi i Antonio Conte në krye të ekipit londinez.

Një hop tjetër cilësor për trajnerin e ri gjerman, që pritet të drejtojë një ekip të Premier League. Për momentin nuk është i sigurt ky transferim, por fakti që Nagelsmann është i lirë, pritet ta favorizojë këtë lëvizje.

Ndryshe nga argjentinasi Mauricio Pochettino, që gjithashti është përfolur për të marrë stolin e Spurs, Nagelsmann është gati ta nisë detyrën që tani. Ndërsa Pochettino dëshiron të ulet në stolin e Tottenham gjatë verës së ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit