E fundit, Bayern Mynih nis bisedimet për rikthimin e Mario Gotze

18 Shtator 2020
11:40
Telesport
back button

Bayern Mynih ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit Mario Gotze, për ta rikthyer në skuadër sezonin e ri 2020-2021. Lajmin e konfirmon e përditshmja gjermanë “Bild”.

Gotze, 28 vjeç, aktualisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Borussia Dortmund skadoi në fund të sezonit të kaluar. Ai ka luajtur edhe më parë me bavarezët në sezonet 2013-2016 (73 ndeshje dhe 22 gola).

Gotze konsiderohet nga trajneri i Bayern Mynih, Hansi Flick, si zëvendësuesi ideal i Thiago Alcantara, që është larguar pak ditë më parë nga Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit