E FUNDIT: Bayerni humb gjigantin e mbrojtjes, operim urgjent te gjermanët

20 Tetor 2019
11:32
Eraldo Harlicaj
back button

Frika e madhe për Nicolas Sulen është konfirmuar. Ai ka dëmtim në ligamentin e tij dhe do të operohet menjëherë brenda ditës së sotme. Bayern Munchen doli me deklaratë zyrtare dhe konfirmoi problemin e saktë të Sules pas analizave të detajuara mjekësore. 

Doktori i klubit, Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt, konfirmoi problemin në gjurin e tij të majtë. Sule nuk do të ndihmojë ekipin për një periudhë thuajse 6 mujore. 24-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme kundër Augsburgut të mbyllur me rezultatin 2-2.  

Joachim Low duhet t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin për Euro2020. Numri një i Gjermanisë mund të detyrohet të bëjë “prapa-kthehu” dhe të rikthejë në kombëtare Mat Hummelsin. Lojtari i Dortmundit po luan rregullisht dhe është titullar me verdhezinjtë. Ai ka përvojën e duhur dhe mund të ndihmojë Gjermaninë në këto momente. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit