E FUNDIT: Celtic në ndihmë të Laçit, ylli i ekipit izraelit refuzon të luajë!

11 Korrik 2019
16:53
Anton Cicani

"Trajner, nuk e ndjej të luaj!"… Kërkesa është e mbrojtësit Hatem Elhamed, 28 vjeç, mbrojtës i Hapoel Beer Sheva, që sot do të përballet me Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League. Sipas portalit izraelit "Sport1", futbollisti në fjalë, edhe pse ka udhëtuar me ekipin dhe ndodhet në Shqipëri, duke u stërvitur, nuk ndihet gati të luajë.

Motivi lidhet me Celtic Gllasgow, klubi skocez i cili është në gjurmët e tij dhe është gati të mbyllë akordin për thuajse 2 mln euro, që do të shkonin në arkat e Beer Shevas. Një humbje e madhe për ekipin izraelit, por edhe Laçin, pasi sulmuesit kurbinas nuk do ta kenë përballë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit