E FUNDIT | Chelsea po tenton dëshpërimisht të shesë Jorginho: mund të mbetet në Londër

30 Janar 2023
23:06
Telesport
back button

Arsenali, klubi i Artetës, po mendon për Jorginhon si një përforcim të mundshëm tashmë në këtë sesion të merkatos nese nuk arrin dot te binde Brighton per Caicedo pasi merkato eshte drejt mbylljes. Operacioni do të ishte i favorshëm si për Chelsean ashtu edhe për Arsenalin. Blutë rrezikojnë ta humbin italianin në zero nëse nuk e shesin atë këtë seancë dhe Arsenali do të gjejë një zgjidhje pas dëmtimit te Elneny.

Shitja e Jorginhos duhet te kryhet sepse Chelsea ne fakt nuk ka mundur ende te heqe Garragher qe ka thene “jo” per transferimin te Everton qe me Chelsea kishte arritur akordin per 45 mln euro bashke me bonuse.

Kontrata e Jorginhos në Stamford Bridge skadon në verë, që do të thotë se Chelsea rrezikon të humbasë 31-vjeçarin për asgjë nëse ai nuk e shet ne këtë afat kalimtar. Jorginho do t’i siguronte Arsenalit një përvojë të konsiderueshme pasi ata kërkojnë të fitojnë titullin këtë sezon. Ai fitoi Champions League dhe Europa League me Chelsean, ndërsa fitoi edhe Kampionatin Evropian me Italinë në 2020.

Nuk ka asnjë shpresë për ta parë përsëri ish-lojtarin e Napolit në Serinë A, siç përsëritet vazhdimisht nga Luca Marchetti, një gazetar ekspert i tregut në Sky, i cili tashmë foli për Tmw Radio në dhjetor mbi mundësinë e kthimit të Jorginho në Napoli, duke deklaruar: “Nuk ekziston sepse do te vazhdoje ne Premier”.

Edhe Fabrizio Romano ka shpjeguar se per Arteta Jorginho do te ishte i rendesishem. Por, Chelsea kerkon nje pagese per te kryer kete transferim. Ende nuk ka shifra por duhet te jete dicka e ngjashme me 10 mln euro ose me pak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit