E FUNDIT: Conte e donte si i çmendur te Interi, tani e flak në rrugë për një plakush!

19 Janar 2020
11:04
back button

U ble si një nga zbulimet e mëdha të Bundesligas, por Valentino Lazaro te Interi e pa fushën me “teleskop” dhe shumë pak herë u aktivizua duke mos bindur trajnerin Antonio Conte. i paguar në verë 22 mln euro dhe bonuse, austriaku duket se është jashtë projektit teknik dhe pranë Premier League.

Newcastlle është duke negociuar me drejtuesit zikaltër, pasi sipas “Gazzetta dello Sport”, Conte ka zgjedhur Victor Moses në vend të tij. Lojtari është në huazim te Fenerbahce që duhet të japë “ok” për ta lëshuar, pasi është në pronësi të Chelseat.

Sakaq, për Lazaro, Neëcastlle ofron 2 mln euro huazim dhe 20 mln euro të drejtë blerje. Te Interi, mbrojtësi i djathtë i krahut ka luajtur vetëm 6 ndeshje!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit