E FUNDIT: COVID-19 prek Dortmundin, ylli i ekipit pozitiv pas testit

23 Tetor 2020
18:00
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Dortmundi ka marrë një lajm shumë të keq për ekipin gjerman. Verdhezinjtë kanë bërë kontrollet rutinë për COVID-19 dhe fatkeqësisht një nga yjet kryesore të skuadrës ka rezultuar pozitiv.

Emre Can ka rezultuar pozitiv. Mesfushori nuk ka simptoma dhe tashmë po respekton protokollin shëndetësor. Ai është izoluar në shtëpinë e tij.

Dortmundi në publikimin e lajmit ka bërë me dije se pjesa tjetër e futbollistëve dhe stafi teknik ka rezultuar negativ. Tamponët janë bërë paraditën e sotme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit