E FUNDIT: De Ligt mban tifozët e Juventusit në ankth, aeroporti pushtohet. Ja kur mbërrin

16 Korrik 2019
20:50
Anton Cicani
back button

"Kur mbërrin De Ligt?"... Pyesin kështu tifozët e Juventusit, që kanë nisur të pushtojnë aeroportin e Kazeles në Torino. Numri i tyre është shtuar ndjeshëm në krahasim me përpara një ore, teksa mbrojtësi i Ajax, që ka kushtuar thuajse 75 mln euro (edhe pse ka bonuse të përfshira), pritet që të zbarkojë në Itali rreth orës 22:00-22:30 sipas "SportItalia".

De Ligt do të mbërrijë me një avion charter. Tifozët bardhezi mezi presin që të përshëndesin një ndër blerjet më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit, pas Cristiano Ronaldos dhe Higuain.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit