Futbolli shqiptar është në kolaps total. Kryeministri Edi Rama pranoi se nuk ka ndërmend të dorëzohet nga presionet e Ligës dhe ka bërë me dije se nuk do të plotësojë kërkesat e presidentëve.
Liga Profesioniste e Futbollit qëndroi për 3 orë në mbledhje dhe vendosi sërish të vazhdonte bojkotin. Deklaratat e kryeministrit nuk u pritën aspak mirë nga presidentët dhe vendimi ishte unanim.
Superiorja nuk do të vazhdojë deri në momentin që të ketë reflektim nga ana e kreut të shtetit. Presidenti Armand Duka është dakord që diçka e tillë të ndodhë dhe kërkesat e presidentëve të plotësohen.
Njoftimi – “Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore.