E FUNDIT | Dybala afrohet me Interin: zbulohet oferta e fundit zikaltër

19 Maj 2022
23:45
Telesport
back button

Pas lotëve të lamtumirës te Juventusi, e ardhmja e Paulo Dybala duket se është gjithnjë e më e ngjyrosur me zikalter. Konfirmimet e fundit për martesën e mundshme mes Interit dhe Joya-s vijnë nga Argjentina, ku gazetari Cesar Luis Merlo përditëson situatën përmes tweet-it klasik:

“Inter ka thelluar negociatat me Paulo Dybala – shkruan gazetari i TyC Sports. – Sulmuesi ka tashmë ka shprehur synimet e tij dhe pritet që në ditët në vijim klubi të bëjë një propozim zyrtar. Sot është propozimi më i avancuar”.

Edhe Pedulla i SportItalia sonte ka azhornuar: Paulo Dybala ka zgjedhur Interin dhe është në pritje të tyre. Joyas i janë bashkuar disa klube, do të thoshim shumë. Sot rrugët të çojnë te Inter, të gjitha rrugët, për një kontratë trevjeçare me opsion ose katër vjet për rreth shtatë milionë në sezon plus bonuse.

Ben jehone edhe Nicolo Schira: Paulo Dybala po afrohet gjithnjë e më shumë me Interin si lojtar i lirë. Pritej një takim i ri midis agjentit të tij Antun dhe Marotta në fillim të javës së ardhshme për të mbyllur marrëveshjen. Gati një kontratë 3-vjeçare (7 milion €/vit) me opsion për sezonin e katërt”.

Sipas medieve italiane, ne rast se Interi nuk fiton titullin, pikerisht goditja Dybala do te perdoret per te hequr hidherimin te tifozeria zikalter. Nderkohe, per Perisic ende nuk eshte thene fjala e fundit. Zikalterit do te provojne ta bindin serish, por nuk duan te shkojne mbi 4.5 mln euro.

Motivi lidhet me faktin se kane blere Gosens 25 mln euro dhe ndaj nuk duan qe te kene dy lojtare ne ate rol me rroga shume te larta. Kjo edhe per faktin se supozohet qe e ardhmja i perket Gosens dhe Perisic ne sol do te fitonte dyfishin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit