E fundit!!! Eden Hazard mund t’i thotë “lamtumirë” futbollit në moshën 32-vjeçare

9 Qershor 2023
10:14
Telesport
back button

Sulmuesi 32-vjeçar belg Eden Hazard, pasi vendosi të largohet nga Real Madrid, me të cilin ka ende edhe një vit kontratë, mund t’i thotë këtë verë përfundimisht lamtumirë futbollit të luajtur. Një lajm befasues që është publikuar sot nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Sipas saj, lojtari ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën “los blancos”, por lojtari do të vazhdojë të jetojë në Madrid me familjen e tij. Kjo edhe për faktin se një nga djemtë e tij, Leo Eden J.Hazard, iu bashkua ekipeve të moshave të Real Madrid. Për këtë arsye, Eden Hazard dëshiron t’i qëndrojë pranë.

Eden Hazard shkëlqeu gjatë kohës që luajti me Chelsea në Premier League (fitoi edhe dy tituj kampionë), por transferimi në Spanjë në vitin 2019 ishte një dështim për të. Lojtari nuk la gjurmë dhe këtë sezon luajti në total vetëm, 10 ndeshje (6 në kampionat), ku realizoi 1 gol.

Gjithsesi, nëse Hazard do të thotë lamtumirë kjo do të ishte një humbje e madhe për futbollin, pasi belgu mbetet një nga më të mirët e viteve 2010-2020. Pritet që belgu të marrë një vendim për të ardhmen e tij brenda qershorit, pasi nuk ka dëshirë të luajë jashtë Europës dhe të lërë Madridin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit