E FUNDIT: Emër surprizë për sulmin, Barcelona kërkon “dështakun” e Serie A!

18 Nëntor 2019
17:48
back button

Barcelona prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, ku emri më i përfolur ka qenë Lautaro Martinez. Sidoqoftë, drejtuesit katalanas po vëzhgojnë edhe lojtarë të tjerë, ku emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Bruno Petkovic.

Sulmuesi po mahnit me Dinamon e Zagrebit dhe mbi të gjitha me Kroacinë, teksa është në formë fantastike këtë sezon. Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e Barçës po mendojnë seriozisht për ta afruar kroatin në ekip.

Padyshim, nëse diçka e tillë ndodh do të ishte një bast i madh për katalanasit. Petkovic është një emër i njohur, sidomos në Itali, pasi ka luajtur për disa ekipe dhe ka dështuar. 25-vjeçari ka luajtur për Bolognan dhe Veronën në Serie A, por pa lënë gjurmë, teksa sezoni i tij më i mirë në Apenine është me Trapanin në Serie B, ku shënoi 7 gola në sezonin 2015/2016.

Sidoqoftë, forma aktuale e 25-vjeçarit, ku ka shënuar edhe katër gola me Kroacinë në kualifikueset e Euro 2020, po e bindin Barçën që të ndërmarrë një bast shumë të rrezikshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit