E FUNDIT: Eriksen larg Italisë, përfundon te gjigantët e Gjermanisë?

23 Nëntor 2020
19:43
Eraldo Harlicaj
back button

Christian Eriksen pritet të largohet nga ekipi i Interit. Zikaltërit i kanë dhënë miratimin për t’u larguar, pasi trajneri Antonio Conte nuk e konsideron si titullar. Ai nuk do të vazhdojë më me italianët pas janarit.

Ekipet e Premier Leagues janë në garë për danezin. Tuttomercatoweb shkruan se danezi mund të kalojë te Dortmund në janar. Ai mund të kalojë në Gjermani, aty ku i sigurojnë minuta loje.

28-vjeçari la Tottenhamin me pritshmëri të mëdha, por nuk ka gjetur veten te skuadra e Contes. Numri një i stolit nuk e preferon dhe nuk i ka dhënë asnjëherë mbështetjen e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit