E FUNDIT: Frikë në Madrid, Simeone pozitiv me COVID-19

12 Shtator 2020
22:07
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka dhënë një lajm shumë të keq në mbrëmjen e sotme. Numri një i stolit të madrilenëve është prekur nga COVID-19 dhe diçka të tillë e ka konfirmuar dhe klubi spanjoll përmes një deklarate zyrtare.

“Ekipi i parë, stafi teknik bënë testin e COVID-19 ditën e premte sapo u kthyen nga Los Angelos dhe nga rezultatet një anëtar doli pozitiv. Trajneri Diego Simeone ka rezultuar pozitiv. Tekniku nuk shfaqte asnjë simptomë, ndërsa tani është i izoluar në shtëpi”, – thuhet në deklaratë.

“El Cholo” me shumë mundësi nuk do të humbasë asnjë ndeshje, pasi sfida e parë e tyre në kampionat do të jetë më 27 shator kundër Granadas. Mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit