E FUNDIT: Gjici ndan mendjen, Kukësi zgjedh trajnerin e ri!

1 Mars 2020
10:41
Eraldo Harlicaj

Kukësi barazoi ndaj Teutës me rezultatin 2-2 në Durrës dhe kjo humbje i kushtoi pankinën trajnerit Shpëtim Duro. Ai u pushua nga presidenti Safet Gjici dhe duket se skuadra verilindore ka zgjedhur emrin e ri që do të vihet në krye të skuadrës. 

Nuk kanë vonuar shumë dhe diskutimet janë konkretizuar në ambientet e klubit blu. Emri i ri është zgjedhur dhe nga klubi ka ardhur njoftimi zyrtar për prezantimin e tij. 

“Sot në orën 16:00 te zyrat e klubit pranë Gardës, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri nga presidenti Safet Gjici. Faleminderit!”, – shkruhet nga zyra e shtypit. Emri që do të marrë drejtimin e Kukësit është Skënder Gega. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit