E FUNDIT: Gjithçka e kryer, konfirmohet largimi i parë nga Inter!

17 Janar 2020
16:46
back button

Gjithçka duket e kryer tashmë. Inter do të bëjë lëvizjen e parë sa i përket merkatos në dalje. Nga zikaltrit pritet që të largohet Federico Di Marco, i cili do të bashkohet me Veronën.

Mediat italiane raportojnë së fundmi se marrëveshja është gjetur dhe mbrojtësi pritet që të huazohet deri në fund të sezonit në “Bendegoti”. Përveç kësaj, drejtues të Veronës kanë patur edhe një takim në Milano me agjentin e Di Marcos dhe çdo gjë ka shkuar siç duhet. Kështu, 22-vjeçari do të shndërrohet në largimin e parë të merkatos nga Interi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit