E FUNDIT: Guardiola ka kontratën në tavolinë, spanjolli joshet nga klubi

13 Korrik 2020
18:55
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City nuk do të humbasë kohë dhe pas lajmit të mirë nga CAS ka nisur punën për të bindur trajnerin Pep Guardiola për të rinovuar kontratës. “Qytetarët” duan të vazhdojnë projektin e nisur me spanjollin, pasi rezultatet kanë qenë fantastike.

Numri një i stolit mund të largohet në verën e 2021, pasi kontrata e tij skadon në qershorin e ardhshëm. Ekipet që e duan janë të shumta, por anglezët nuk duan ta lënë të largohet. Guardiola nga krahu tjetër shpreson që të fitojë Champions Leaguen këtë sezon.

“Gjeniu” ndihet shumë mirë në Angli dhe te City, pasi ka patur dorë të lirë tek ish-kampionët e Ishullit Britanik, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Guardiola mund të joshet, pavarësisht se nëse fiton kupën veshgjatë plotëson një cikël të plotë tek anglezët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit