E FUNDIT: Ibrahimovic-Milan, vjen “sqarimi” i radhës nga Amerika! (VIDEO)

8 Nëntor 2019
12:33
back button

Pas fjalëve të Don Garber, “bosi” i MLS (Major League Soçer), ka ardhur një tjetër mesazh i zëvendës presidentit ekzekutiv të komunikacionit, Dan Courtemanche, i cili praktikisht ka shpjeguar se në intervistën që Garber ka dhënë për ESPN, me figurë dhe zë, nuk flet për një blerje të kryer nga Milani për Zlatan Ibrahimovic, por për një tentativë për të arritur akordin me suedezin. 

Praktikisht, jo të një afrimi të kryer dhe të zyrtarizuar. Edhe pse, tifozeria kuqezi shpreson dhe dëshiron që Ibra të kthehet në Milano për të ngritur moralin edhe të ekipit.

Sakaq, sipas “ANSA”, në ambjentet kuqezi nuk prononcohen mbi këto deklarata dhe preferojnë të mbajnë profil të ulët në këtë aspekt, edhe pse Ibra nuk është se përfshihet shumë në politikën e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit