E FUNDIT: Inter-Dzeko, koha ka skaduar. Ja çfarë kërkon Roma tani për boshnjakun ndryshe e heq nga merkato!

14 Gusht 2019
12:21
back button

Roma ka thënë “stop”! Koha për Edin Dzekon te Interi ka skaduar, kur duhen edhe 10 ditë nga starti i kampionatit italian. Lajmi raportohet nga Gazzetta dello Sport, që shkruan se klubi verdhekuq nuk do të pranojë më asnjë ofertë vetëm ekonomike për bomberin boshnjak, duke lajmëruar edhe agjentin e tij Silvano Martina.

Drejtori sportiv Petrachi konsideron se koha nuk mjafton më për ta shitur dhe për të gjetur një zëvendësues. Boshnjaku ka luajtur të gjitha miqësoret dhe trajneri Fonseca do të ishte super i lumtur që ta kishte këtë sezon si pykë.

Po tani? Tani vetëm një shkëmbim me Mauro Icardin do të zgjidhte gjithçka. Problemet janë dy: Icardi pret ende Juventusin (u interesua edhe Monaco dhe PSG, përveç Napolit), teksa në anën tjetër Interi dëshiron Dzekon dhe të paktën 35-40 mln euro.

Shifër e konsideruar e lartë nga Roma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit