E FUNDIT: Interi bën ofertën e parë për talentin e Serie A, në fushë “zbret” edhe vetë Conte!

13 Dhjetor 2019
17:07
back button

Interi rrit presingun për Dejan Kulusevski, sulmuesi i krahut i datëlindjes 2000 (19 vjeç), aktualisht te Parma por në pronësi të Atalantas. Ditën e mërkurë, sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, presidenti zikaltër, Steven Zhang, i ka ofruar bergamaskëve huazimin për një vit me të drejtë blerje për 35 milionë euro.

Ndërkohë, Anrtonio Conte shtyn që futbllisti suedez të jetë në Milano që në janar dhe shumë herë i ka telefonuar si drejtorit sportiv të Parmas, Daniele Faggiano, ashtu edhe trajnerin Roberto D’Aversa, duke kërkuar informacione për djaloshin, që në “Tardini” duan ta mbajnë deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit