E FUNDIT: Kontrolli për Ibrën, Milani zbulon se sa do të mungojë sulmuesi

4 Qershor 2020
16:49
Eraldo Harlicaj
back button

Milani ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet shpejt në pulpë dhe do t’i nënshtrohet testeve të tjera në 10 ditët e ardhshme. Sulmuesi është kthyer nga Suedia pas periudhës së pushimit që qëndroi në shtetin skandinav.

Ai u kthye në Itali dhe klubi i “Djallit” ka bërë me dije se nuk ka komplikime për gjendjen e tij. Zlatan do të humbasë ndeshjen kundër Juventusit për gjysmëfinalen e kupës së Italisë për shkak të pezullimit.

Finalja do të luhet më 17 qershor dhe nuk do të jetë i vlefshëm për këtë ndeshje të madhe. “Milani njofton se Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua një kontrolli të përgjithshëm në pulpën e djathtë.

“Rikuperimi i tij po ecën mirë dhe nuk ka komplikime, kontrolli i ri pritet të bëhet 10 ditë”, – shkruan Milani. Ibra me shumë mundësi do të jetë gati për Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit