E FUNDIT: Kukësi anulon prezantimin e Gegës, gjen trajner të ri

1 Mars 2020
12:56
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka dalë me një vendim të papritur duke anuluar konferencën e prezantimit të trajnerit Skënder Gega. U mendua se tropojani kishte arritur marrëveshjen me klubin verilindor, me nënkampionët që zyrtarizuan se do të prezantonin trajnerin e ri sot, por nuk do të ndodhë kështu. 

Kukësi ka dalë me një vendim tjetër ku shkruan se nuk do të ketë sot prezantim, por në krye të ekipit do të vendoset përkohësisht Rahman Hallaçi. Ish-kapiteni i Kukësit do të marrë drejtimin deri në prezantimin e një tekniku të ri. 

Njoftimi – “Njoftim i klubit! Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!”, – shkruan klubi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit