E FUNDIT: Lajm i mirë nga Barcelona, Setien mirëpret yllin e skuadrës

6 Qershor 2020
13:42
Eraldo Harlicaj

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do të jetë gati për trajnerin Quique Setien në rinisje të kampionatit. Ai ishte i dëmtuar, por periudha e pauzës së kampionatit i shërbeu për t’u rikuperuar dhe për të qenë gati për grupin.

Barca ka dalë me deklaratë zyrtare ku ka konfirmuar se futbollisti është gati. Ai ka marrë miratimin nga stafi mjekësor dhe mund të rinisë stërvitjen me grupin pa problem.

Suarez mund të jetë duke kaluar sezonin e fundit si titullar te kampionët e Spanjës. Edicionin e ardhshëm pritet të arrijë në Camp Nou, Lautaro Martinez dhe emri që rrezikon është padyshim uruguiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit