E FUNDIT: Lajm i tmerrshëm për Romën dhe Italinë e Mancinit

12 Janar 2020
23:10
back button

Vijnë lajme të hidhura për Romën dhe Italinë. Nicolo Zaniolo, që braktisi fushën e lojës në sfidën ndaj Juventusit, për shkak se gjuri bëri “krack” në një inkursion personal spektakolar në driblime e sipër, u transportua në Villa Stuart në Romë, ku pas analizave, u vendos se do të duhet të operohet. Djaloshi ka pësuar një këputje të krociatit.

Kohët e rikuperimit do të përcaktohen ditët në vazhdim, por rreziku është që të ketë mbyllur sezonin dhe ndoshta rrezikojë Europianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit