E FUNDIT: Lautaro-Barcelona, akord total! Zbulohet super rroga e argjentinasit dhe kontrata!

2 Qershor 2020
11:54
Telesport
back button

Vazhdon telenovela Barcelona-Lautaro-Inter. Trekëndëshi i merkatos së verës dhe ai që do të zhbllokojë më pas shumë situata të tjera duke dhënë efekt domino.

Risia e fundit në lidhje me këtë çështje vjen nga Spanja, ku prestigjozja “Sport” shkruan se mes klubit katalanas dhe sulmuesit argjentinas akordi për rrogën dhe kontratën është total tashmë: një rrogë faraonike prej 12 mln eurosh në sezon dhe 5 vite kontratë.

Praktikisht, 60 milionë euro fikse dhe bonuse të përfshira në rast arritjesh sportive, paraqitjesh dhe golash. Lautaro ka dhënë “Ok” për transferimin, ndërsa Barcelona as konfirmon dhe as përgënjeshtron. Blaugranat lëvizën për lojtarin që në fillim të shkurtit përpara se Manchester City dhe Real Madrid të futeshin në negociata me Interin.

Interi, sipas asaj që shkruan “Sport”, kërkon të paktën 80-90 mln euro për transferimin e lojtarit, edhe pse Ausilio theksoi se “duhet paguar klauzola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit