E FUNDIT: “Ky do të jetë surprizë”, Maldini e prezantoi kështu. Milani e largon me gjysmë çmimi!

19 Gusht 2019
16:46
back button

Diçka nis të lëvizë në merkaton e Milanit sa i përket largimeve. Gjatë kësaj jave priten takime deçizive, duke qenë se të paktën katër futbollistë janë me valixhe (Strinic, Laxalt, Andre Silva dhe Castillejo). Sigurisht, nëse vijnë ofertat e duhura edhe për Calhanoglu, nuk do të ketë pengesa.

Ndërkohë, sipas asaj që ka lajmëruar Radio Galega, Celta Vigo është pranë blerjes së Samuel Castillejo. Sulmuesi spanjoll i krahut dëshiron të lërë kuqezinjtë, pasi nuk ka vend në formacion kur të jenë të gjithë gati 100%. Maldini, kur u transferua sezonin e shkuar, e prezantoi si “surprizën e madhe”, por doli blof!

Castillejo do të kalonte në Galici për 11 mln euro, që do të kënaqnin edhe Milanin, që shpenzoi një vit më parë 25 mln euro (përfshirë këtu edhe kartonin e Bacca, që vlente 15 mln euro).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit