E FUNDIT: Mbyllen të gjitha stadiumet në Serie A?

24 Shkurt 2020
16:07
back button

Lajm i rëndësishëm vjen në botën e futbollit Italian. Duke qenë vendi europian më i prekur nga Koronavirusi, Italia tashmë ka hyrë në një karantinë në një pjesë të rajoneve të saj. Futbolli ka ndaluar në disa qytete, ndërsa presidenti i FIGC, federatës italiane të futbollit, ka bërë me dije ditën e sotme se “I kam kërkuar qeverisë që të luajmë ndeshjet e Serie A të gjitha me dyer të mbyllura”.

Në pritje të përgjigjes që do të japë qeveria italiane, gjithçka i drejtohet mbylljes së stadiumeve për tifozët dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë por vetëm me tribunën për shtyp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit