E FUNDIT: Messi e kap keq me Griezmannin, krisje te Barcelona

8 Nëntor 2019
15:17
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona nuk po kalon një situatë të mirë dhe rezultatet mungojnë. Ekipi katalanas humbi kundër Levantes me rezultatin 3-1, ndërsa barazoi 0-0 kundër Slavias së Pragues në Champions Leagues. Trajneri Ernesto Valverde është me një këmbë jashtë Camp Nou, por tani ka probleme dhe mes lojtarëve. 

Marrëdhënia ndërmjet Lionel Messit dhe Antonie Griezmannit është e akullt. Ata nuk kanë komunikim mes tyre dhe kjo po ndikon dhe në rezultatet e ekipit. El Chiringuito ka publikuar lajmin dhe tregon arsyen se pse po ndodh diçka e tillë. Argjentinasi nuk e ka mirëpritur francezin dhe për faktin se dëshironte të rikthente Neymarin në Spanjë. 

Kampioni i botës nuk ka gjetur ende veten me ekipin e Barcelonës dhe ftohtësia me kapitenin ndikon. “Nuk flasim shpesh me Messin“, – pranoi ylli i merkatos para pak kohësh. Ai është treguar i sinqertë dhe gjithçka është e qartë, pasi në fushë ku nuk ka kimi mes të tyre. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit