E FUNDIT: Milan-Correa, Atletico po humbet durimin dhe jep afat! Maldini dhe Boban…

18 Gusht 2019
17:30
back button

Atletico Madrid është duke humbur durimin sa i përket  negociatave të Milanit për transferimin e Angel Correa. Drejtuesit “colchoneros” kanë dhënë kohë deri në mes të javës  së ardhshme, ndryshe më pas do të bëjë “prapaktheu” dhe mund të mbajë argjentinasin.

Në anën tjetër, Maldini dhe Boban, sigurisht me vullnetin e Gazidis, nuk lëvizin nga oferta e tyre prej 38 mln eurosh dhe bonuse. 

Atletico kërkon 50 mln euro (oferta ende aktive e Monacos, por lojtari nuk e do ekipin francez) dhe nuk ulet nga kjo shifër. Lojtari ka akord financiar me Milanin dhe gati kontratën për pesë vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, ka ngrirë edhe “Rodrigo-Atletico” duke qenë se spanjollët nuk kanë 60 mln eurot për Valencian, që është e lumtur të mbajë futbollistin brazilian.

Sot Correa nuk luan në sfidën debutuese të Atletico Madrid në La Liga, duke qenë se është i skualifikuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit