E FUNDIT: Milani bindet për Ibrën, ja kontrata që ofrojnë kuqezinjtë!

16 Nëntor 2019
11:16
back button

Milani duket se nuk ka më dyshime sa i përket çështjes “Ibrahimovic”. Sipas lajmeve të fundit, “Tuttosport” shkruan se drejtuesit kuqezinj, janë të bindur totalisht në lidhje me nënshkrimin me suedezin, teksa tashmë pritet vetëm drita jeshile nga ky i fundit.

Drejtuesit nga “San Siro” kanë gati një kontratë 18-mujore për Ibran. Sulmuesi do të komunikojë vendimin e tij muajin e ardhshëm, ku zgjedhje e parë është padyshim Milani, pasi 38-vjeçari është tërhequr gjithnjë nga një rikthim te kuqezinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit