E FUNDIT: Milionat dhe detajet, sot mbyllet telenovela Icardi

31 Maj 2020
10:03
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me PSG ditën e sotme. Argjentinasi ka gjetur akordin e tij me klubin francez, pasi sezonin e ardhshëm me largimin e Edinson Cavanit do të ketë më shumë hapësira.

Dy klubet kanë rënë dakord me njëri-tjetrin për 58 milionë euro. Francezët do të paguajnë 50 milionë euro cash në arkat e klubit dhe 8 milion të tjera bonuse. Gjysma e bonuseve është shumë e lehtë të arrihet.

Gazetari Gianluca Di Marzio bën me dije se marrëveshja mes palëve do të nënshkruhet ditën e sotme. Sulmuesi do të bëhet zyrtarisht futbollist i PSG-së dhe pritet të ketë një peshë më të madhe në ekip.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit