E FUNDIT: Momente paniku në Gjermani, aksidentohet autobusi i klubit

21 Maj 2020
21:14
Eraldo Harlicaj
back button

Futbolli në Gjermani është tronditur nga një përplasje e rëndë e autobusit të klubit Erzgebirge Aue. Klubi që militon në Kategorinë e Dytë duhej të luante sot në transfertë kundër Nuremberg, por fatkeqësisht ndodhi aksidenti.

Autobusi i skuadrës gjermane po ecte në autostradën A72 Harnstein, kur rreth orës 17:30 u godit nga një makinë BMW. Automjeti erdhi me shpejtësi të madhe anash autobusit dhe e goditi në pjesën anësore.

Në autobus ishin 15 futbollistë, trajneri i sdkuadrës Dirk Schuster dhe stafi i tij. Makina që goditi autobusin është shkatërruar tërësisht, ndërsa ngjarja solli panik të madh te lojtarët e Aue.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit