E FUNDIT: Napoli hidhet në sulm për Ibrahimovic! Milani vendos kusht

8 Dhjetor 2019
20:35
back button

Sipas asaj që ka referuar Gianluca di Marzio për Sky Sport, Napoli është futur në garë për Zlatan Ibrahimovic pas barazimit të fundit dhe tenton të afrojë këtë goditje. Sakaq, Milani ka vendosur kushtin dhe nuk do të rrisë ofertën: 3 mln euro deri në qershor dhe 6 mln euro për sezonin tjetër, por vetëm nëse arrihet vendi i katërt në renditje.

Boban është duke folur vetë me Ibrahimovic, që për momentin nuk ka dhënë “ok” dhe nuk dëshiron këtë kusht por që të zbatohet kontrata pavarësisht vendit në renditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit