E FUNDIT: Napoli përdor kartën “Hysaj” për futbollistin e Romës!

12 Nëntor 2019
14:11
back button

Elseid Hysaj është thuajse pranë fundit të aventurës me Napolin dhe çdo dritare merkatoje që afrohet është në shitje, por oferta e duhur nuk ka ardhur. Por, pas episodit të fundit të revoltës së grupit ndaj presidentit De Laurentiis dhe urdhërave të tij, tashmë vendimi drastik është marrë. Shkodrani do të largohet, bashkë me të tjerë.

Kështu, hapet mundësia “Roma”, pasi Florenzi pëlqehet shumë nga Ancelotti dhe luan pikërisht në krah. Një shkëmbim futbollistësh është një ide konkrete sipas gazetës “Il Mattino”, sidomos pasi kapiteni i Romës është një rezervë tashmë me skemën e trajnerit Fonseca dhe veç mbrojtës krahu luan edhe mesfushor sulmues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit