E FUNDIT nga Gjermania / Vlahovic-Mané, bavarezët hedhin idenë e shkëmbimit të bujshëm

30 Maj 2023
11:26
Alfred Lleshi
back button

Është një moment kompleks, si për Juventusin, ashtu edhe për Bayern Munich, por fatet e tyre mund të kryqëzohen në rrugën drejt tregut të transferimeve. Siç raportohet nga “Sky Sport Germany”, klubi bavarez, i freskët nga titulli i Bundesligës, po mendon të blejë Dushan Vlahovic nga bardhezinjtë.

Ka disa pika për t’u vlerësuar në marrëveshjen e mundshme. Së pari rikthimi i Karl-Heinz Rummenigge, diçka e paralajmëruar nga presidenti Herbert Hainer në konferencën për shtyp. Një rikthim i rëndësishëm, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Juventusin.

Më pas është konfirmimi i Thomas Tuchel në pankinë. Trajneri gjerman, prej kohësh e ka vendosur Vlahovic në krye të listës së dëshirave të tregut të transferimeve.

Ndër pikat e tjera për t’u trajtuar është edhe e ardhmja e Sadio Mané. Nuk përjashtohet, siç raportohet nga “Sky Sport Germany”, që të hidhet hipoteza e një shkëmbimi të tij me serbin e Juventusit.

Senegalezi, ish-sulmues i Liverpool-it, sapo ka dalë nga një sezon shumë i vështirë dhe mund të propozohet si “mall shkëmbimi” i bavarezëve për të shkuar te Vlahovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit