E FUNDIT: Nuk ndalen çmimet, Atalanta rrëmben dhe një tjetër çmim

13 Korrik 2020
17:11
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta është një nga ekipet më në formë të Serie A dhe të Europës momentalisht, prandaj dhe futbollisti më i mirë i muajit qershor është zgjedhur nga radhët e bergamezëve.

Emri që është përzgjedhur është Alejandro Gomez. Kapiteni i bergamezëve ka qenë fantastik me paraqitjet e tij dhe shumë konstant në fushën e lojës. Atalanta momentalisht ndodhet në vendin e tretë dhe synon ta mbyllë sezonin para Lazios së vendit të dytë.

Ekipi i Gasperinit do të luajë dhe në Champions League kundër PSG. Një ndeshje që nuk e nisin si të favorizuar, por me shkëputjen nga kompeticionet të PSG-së, ritmin e humbur, në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit