E FUNDIT: Paketa dyshe “Palmieri-Giroud”, Interi dërgon ofertën te Chelsea!

9 Korrik 2020
12:02
Telesport
back button

Pasi blindoi korsinë e djathtë të mbrojtjes me Hakimi, Interi po kërkon një mbrojtës apo mesfushor të majtë për sezonin e ardhshëm dhe, në këtë kuptim, qëllimi i parë është italo-braziliani Emerson Palmieri, ish Roma aktualisht te Chelsea.

Klubi zikaltër tashmë ka bërë një propozim të parë prej 20 milion eurosh plus bonuse dhe ka marrë një përgjigje negative nga Chelsea, i cili kërkon 30.

Inter Milan interested in Chelsea striker Olivier Giroud and team ...

Interi nuk heq dorë dhe, sipas asaj që raporton “Tuttosport “, tashmë është gati për një kundër-propozim: gati të vendosë 30 milion euro në pjatë, por duke përfshirë edhe Olivier Giroud, i cili ka edhe një vit tjetër kontratë me blutë por që nuk duket më se është pjesë e projektit teknik të Chelsea, veçanërisht pas ardhjes së Timo Werner.

Për Interin, kjo mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer duke marrë parasysh që Conte, përveç krahut të majtë, po kërkon edhe një alternativë të Lukakut për vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit