E fundit: Partizani në hall, largohet titullari i skuadrës

13 Gusht 2020
16:44
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani ka humbur një tjetër futbollist të rëndësishëm. Wililiam Cordeiro ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e “Demave të kuq”. Braziliani la një shkrim në Instagramin e tij personal ku njofton se e ka mbyllur me kryeqytetasit.

“Mirënjohje të përjetshme për këtë etapë të rëndësishme të jetës sime. Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët për mbështetjen e tyre dhe futbollistët për miqësinë e tyre.

“Nuk do ta harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të shkëlqyeshëm”, shkruan Cordeiro në Instagram. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij në sezonin që lamë pas, por duket se tashmë do të ndryshojë drejtim.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit