E FUNDIT: Pas Trashit, edhe Telushi largohet nga Partizani?

30 Qershor 2020
14:15
Telesport
back button

Partizani nis të humbasë pjesët dhe futbollistët që i dhanë titullin kampion. Asani është në Suedi te AIK i huazuar, ndërsa Trashi ka firmosur në Kuvajt, por edhe Alban Hoxha mbetet pezull me kontratën që tashmë i ka skaduar, ashtu si Bruno Telushit.

Mediat qipriote sot nxjerrin lajmin se Anorthosis Famagusta është interesuar për mesfushorin nga Vlora, edhe pse brenda klubit të madh qipriot nuk e konfirmojnë një lajm të tillë. Sot kontrata e mesfushorit të Partizanit skadon dhe palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovim.

Surprizë e bukur tek Partizani, Bruno Telushi merr ftesë nga Edi ...

Ky është sezoni i tretë i Telushit te Partizani, teksa aventura e vetme e shkurtër jashtë Shqipërie ishte te Slaven Koprivnica në Kroaci. Bruno ka dalë nga Akademia Flamurtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit