E FUNDIT: Prishtina në takim urgjent, Josa i habit të gjithë

16 Korrik 2019
13:30
Eraldo Harlicaj
back button

Mirel Josa mund të largohet sot nga skuadra e Prishtinës. Tekniku ka thirrur urgjentisht në një mbledhje kryesinë e klubit dhe duket se mund t'i komunikojë vendimin për t'u larguar. 

Trajneri nga Tirana ka dy vite që drejton skuadrën kryeqytetase. Ai nuk ka arritur të fitojë titullin kampion dhe e ka humbur çdo vit në ndeshjet e fundit. Aventurat europiane nuk kanë shkuar mirë, pasi është eliminuar që në ndeshjet e para. 

Klubi ka deklaruar dhe publikisht se mbështet teknikun, por gazeta Olle raporton se ky takim mund të ndryshojë gjithçka. Bazuar të njëjtin burim, mendohet se Josa mund të japë dorëheqjen. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit