E FUNDIT: Pritej shkarkimi i Valverdes, trajneri sfidon drejtuesit! Gjithçka pezull

13 Janar 2020
22:16
Eraldo Harlicaj
back button

Largimi i Ernesto Valverdes nga skuadra e Barcelonës është i sigurt. Ekipi katalanas ka njoftuar teknikun dhe menaxherët e tij se nuk do të jetë më në krye të skuadrës, por numri një i stolit nuk ka ndërmend të tërhiqet. 

U mendua se Barcelona do dilte me komunikatë zyrtare për shkarkimin e teknikut, por gjasat janë që rezistenca të jetë e madhe. Ai nuk pranon të heqë dorë nga posti i trajnerit pa dëmshpërblimin e tij. 

Drejtuesit nuk e duan, tekniku nuk largohet dhe gjithçka ka mbetur në ajër. Mediet pranë Barcelonës si Sport shkruajnë se klubi e ka hequr spanjollin dhe do ta zyrtarizojë, por një njoftim i tillë nuk po publikohet. 

E ardhmja e teknikut, ose më saktë, mënyra e ndarjes mes palëve do të mbetet për t’u mësuar nesër, pasi deri në këto momente nuk ka asnjë informacion të ri në lidhje me shkarkimin e Valverdes dhe emërimin e Quique Setién. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit