E FUNDIT: Pritej të ishte blerja e parë e United, marrëveshja prishet çuditërisht!

18 Janar 2020
15:32
back button

Manchester United pritej të bënte një transferim të bujshëm, teksa do të blinte për 60 milionë sterlina Bruno Fernandes nga Sportingu i Lisbonës. Kur gjithçka dukej e kryer, gjërat kanë marrë një kthesë të çuditshme.

Sipas raportimeve të fundit nga “Telegraph” thuhet se drejtuesit e Manchester kanë ulur ofertën e tyre ndjeshëm, për mesfushorin portugez. Nga 60 milionë sterlina, United tashmë ofron 40 milionë. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj lëvizje nga Manchester, por nuk përjashtohet edhe mundësia e daljes në skenë të ndonjë emri të ri si James Maddison. Në orët në vijim pritet të sqarohet gjithçka rreth kësaj çështje, por ajo që dihet për momentin është se kalimi i Bruno Fernandes në Manchester është bllokuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit