E fundit! Rafael Nadal tërhiqet nga turneu i Montreal, ja arsyeja

6 Gusht 2022
9:25
Telesport
back button

I paptritur lajmi i tërheqjes së Rafael Nadal nga turneu Masters i Montrealit, që nis sot. Numri 3 në botë ishte duke u stërvitur në Kanada dhe dukej se gjërat ishin sistemuar pas dëmtimit që pësoi në Wimbledon, ku u tërhoq në gjysmëfinale.

Gjithsesi, pak orë para nisjes së turneut ka ardhur vendimi i Nadal për të mos luajtur, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij edhe në turneun Masters të Sinsinati (pas 10 ditësh) dhe në grand slam të US Open (nis më 29 gusht).

Gjatë pushimeve dhe pas rikthimit në fushë nuk pata asnjë shqetësim dhe për disa javë gjërat shkuan mirë. Katër ditë më parë nis të stërvitem edhe me shërbimin dhe të enjtën, pas stërvitjes, ndjeva një dhimbje që ishte edhe të premten”, tha Nadal.

Për këtë arsye vendosëm të mos shkojmë në Montreal dhe të vazhdojmë të stërvitemi pa u sforcuar. Më vjen keq për këtë lajm dhe u kërkoj ndjesë fansave. Shpresoj të luaj këtu pas një viti”, tha Nadal që nuk dha info se kur do të rikthehet në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit