E FUNDIT: Ramos, Pique dhe Iniesta për të shkruajtur historinë, pjesë e Spanjës Olimpike!

22 Shkurt 2020
12:16
back button

Këtë vit do të zhvillohen lojërat Olimpike Tokio 2020. Kombëtarja Olimpike e Spanjës do të drejtohet nga trajneri i U-21, Luis De La Fuente. Në listën e lojtarëve mund të përfshihen edhe 3 lojtarë të tjerë, pra në moshë më të madhe se 23 vjeç dhe sipas raportimeve të fundit nga katalanasja “Sport”, në listën e iberikëve do të bëjnë pjesë emra si Sergio Ramos, Gerard Pique dhe Andres Iniesta.

Gjithashtu, pjesë mund të jetë edhe David Silva, por nuk dihet nëse do të përfshihet në listën finale. Pikërisht këto lojtarë do të kenë mundësinë të shkruajnë historinë, pasi mund të bëhen të parët që arrijnë të fitojnë Europian, Kupë Bote dhe medalje të artë në Lojëra Olimpike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit