E FUNDIT: Reali arrin në Barcelonë, dilema e vetme e Zidane

23 Tetor 2020
21:23
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka zbarkuar në Barcelonë për ndeshjen kundër Barcelonës. Ekipi madrilen do të luajë “El Clasicon” e parë të sezonit, nesër prej orës 16:00.

“Los Blancos” para pak minutash u ulën nga avioni dhe të gjithë futbollistët dukeshin të heshtur. Ramos zbriti i pari nga avioni duke konfirmuar dhe njëherë se është me ekipin.

Dilema e vetme e trajnerit Zidane është nëse do të luajë nga minuta e parë, apo jo. Trajneri Zinedine Zidane ka presionin mbi vete, pasi ka dy humbje radhazi, me Cadizin (0-1) në kampionat dhe Shkahtarin (2-3) në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit