E FUNDIT: Revolucion i Piolit, Milani ndryshon fytyrë totalisht ndaj Juves! (Formacioni)

9 Nëntor 2019
10:33
back button

Milani do të luajë përballë Juventusi mbrëmjen e nesërme në një transfertë aspak të lehtë për kuqezinjtë. Në kuadër të ndeshjes, trajneri Pioli duket se po përgatitet ta ndryshojë totalisht fytyrën e Milanit të tij, pasi siç raportohet së fundmi nga mediat në Itali, “Djalli” mund të zbresë në fushë me skemën 3-4-2-1.

Një revolucion total, me Piolin që nuk e ka provuar kurrë këtë skemë te Milani. Sipas gjasave, treshja e prapavijës do të përbëhet nga Romagnoli, Duarte dhe Ricardo Rodriguez. Ky i fundit do të rikthehet në formacion pas disa ndeshjesh në stol.

Në mesin e fushës pritet të konfirmohen Bennacer dhe Krunic, të cilët ishin ndër të vetmit që patën nota pozitive ndaj Lazios, ashtu si Theo Hernandez, që është kthyer në të padiskutueshëm në krahun e majtë.

Në të djathtë Conti duket më i avantazhuar nga Calabria, teksa do të rikthehej te moduli që e bëri të shkëlqejë në Itali me Atalantën. Sulmi pritet të përbëhet nga Suso e Calhanglu, të cilët mbështesin Piatek. Paqueta e Leao pritet që ta nisin nga stoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit