E FUNDIT: Rodriguez pranë largimit nga Milani, zbulohet oferta e PSV! Fenerbahce nuk heq dorë

15 Janar 2020
11:48
back button

Milani është duke negociuar këto ditë për shitjen e Riçardo Rodriguez, i cili ka merkato në Turqi dhe në Holandë, aty ku PSV është duke tentuar seriozisht mbrojtësin zvicerian, që kërkon hapësira dhe të luajë për shkak të Europianit në verë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi holandez kërkon huazimin me detyrim blerje për 8 mln euro, edhe pse Milani ende pret ofertën e Fenerbahces që duhet të vijë ditën e sotme: nëse turqit japin më shumë, atëherë Rodriguez mund të përfundojë në Stamboll, edhe pse lojtari tërhiqet nga ideja për të luajtur me PSV.

Sakaq, “Tuttosport” shkruan se karta fituese e PSV mund të jetë opsioni i Milanit për të blerë në të ardhmen mbrojtësin Denzel Dumfries, që është edhe kapiteni i ekipit holandez dhe ka rënë në sy këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit