E FUNDIT: Sormani plotëson stafin e tij, nis punën me risi te Partizani

4 Janar 2020
12:52
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i ri i Partizanit, Adolfo Sormani, u prezantua ditën e sotme në skuadrën e kuqe. Ai ka nisur nga puna në kryeqytet dhe së bashku me presidentin Gaz Demi kanë vizituar ekipin në seancën stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Internacional”, në Pezë. “Demat e kuq” do të kenë një staf të ri, pasi Sormani ka ardhur me besnikët e tij. 

Ai ka afruar ndihmësin Giovani Mazzella që do të jetë krahu i tij i djathtë dhe përgatitësin atletik, Gabriele Faccia. Ata do të formojnë stafin së bashku me Renaldo Kalarin që do të vazhdojë si zëvendëstrajner pranë ekipit të kuq. Klubi ka bërë me dije dhe zhvillimin e fazës përgatitore. 

“Ekipi nis zyrtarisht përgatitjet për vitin e ri 2020. Kampionët në fuqi zhvilluan sot seancën e vetme në kryeqytet në orën 10:30 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Adolfo Sormani është prezantuar me skuadrën ku present ishte edhe Presidenti Gazment Demi. 

“Stafit teknik i janë bashkuar edhe ndihmësi Giovani Mazzella, dhe përgatitësi atletik Gabriele Faccia. Sonte në mbrëmje ekipi do të udhëtoj drejt Turqisë për të kryer edhe mini fazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë edhe 2 ndeshje miqësore me turqit e Trabzonspor në datën 10 janar dhe hungarezët e Budapest Honved në datë 15 janar”, – shkruhen në njoftimin e tyre.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit